AKTUALITET, 8 Prill 2020, 20:15

Pronari i lokalit gjobitet me dhjetë milionë lekë, ndëshkohen edhe dhjetë klientë

Pronari i lokalit gjobitet me dhjetë milionë lekë,

Inspektorët në terren kanë gjobitur ditën e sot një lokal 'bar kafe' pasi u kap në rishkelje të ligjit për të disatën herë.

Gjobitja në masën dhjetë milionë lekë të reja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Subjekti ishte paralajmëruar disa herë.

Gjithashtu janë gjobitur edhe dhjetë shtetas në masën dhjetë mijë lekëve të reja që u gjetën në lokal.