AKTUALITET, 8 Prill 2020, 19:59

“Mund të shpërthejë një valë e dytë”, mjeku Tritan Kalo nuk mbështet lehtësimin e masave: Do të na kthehen në bumerang

“Mund të shpërthejë një valë e dytë”,

Mjeku Tritan Kalo nuk e shikon pozitivisht lehtësimin e masave nga ana e qeverisë, tashmë që prej më shumë se tri javësh Shqipëria është izoluar nga Covid-19.

Në një intervistë për Report TV, Kalo tha se lehtësimi i masave do të na kthehet në bumerang dhe se mund të shpërthejë një valë e dytë e virusit.

E rëndësishme është që masat e marra dhe izolimi i ndërgjegjësuar ka bërë që numri i rasteve të mos pësojë rritje të menjëhershme. Pas disa javëve qeveria do të vijojë lehtësimin e masave, por në këto momente mund të shndërrohet në një bumerang dhe mund të kthehet një valë e dytë,“- u shpreh Kalo ndër të tjera.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.