AKTUALITET, 8 Prill 2020, 22:06

Djali i presidentit të Serbisë infektohet me koronavirus

Djali i presidentit të Serbisë infektohet me koronavirus
Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është konfirmuar pozitiv i infektuar me koronavirus. Kreu i shtetit serb përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd. “Biri im ishte infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar Vuçiç. Ndërkohë, deri me tani në Serbi janë raportuar 2 666 persona të infektuar me koronavirus dhe 65 persona kanë humbur jetën.