AKTUALITET, 8 Prill 2020, 19:48

SHBA shënon rekord shifrash, në 24 orë 1369 viktima

SHBA shënon rekord shifrash, në 24 orë 1369 viktima

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rekord viktimash si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1369 persona duke e çuar në 14,210 numrin e jetëve të humbura deri më tani.

Ndërkohë SHBA vijon të jetë vendi i parë në botë që ka shënuar dhe numrin më të lartë të prekurve me koronavirus duke u ndjekur nga Spanja. Këtë të mërkurë në Amerikë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 10,581 raste të reja, duke e çuara në 410,916 numrin e personave të infektuar.

Ndërkohë Nju Yorku vijon të mbetet një ndër vendet më të prekura në Amerikë, që deri më tani janë shënuar mbi 4000 viktima.