AKTUALITET, 6 Nëntor 2019, 15:22

Ishte dënuar për kanabis, kapet 42-vjeçari nga Tepelena

Ishte dënuar për kanabis, kapet 42-vjeçari nga Tepelena

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Në vijim të punës së pandërprerë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.D., 42 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burgim.

Në banesën e shtetasit G.D., në muajin shkurt të vitit 2017 u gjet nga shërbimet e policisë lëndë narkotike.