AKTUALITET, 6 Nëntor 2019, 12:49

Arka e shtetit e boshatisur?!/ Infermierët: S’kemi marrë ende rrogat, do ikim jashtë vendit

Arka e shtetit e boshatisur?!/ Infermierët: S’kemi marrë ende


Një situatë e paprecedentë është krijuar në administratën shtetërore që prej muajit shtator, por që duket se tashmë “s’mban më ujë pilafi”.

Infermierët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë denoncuar se nuk kanë marrë ende rrogat e muajit tetor, pavarësisht se data shënon 6 nëntor. Njëri nga infermierët, Elson Jaçaj, ka thënë në një lidhje telefonike për Fax News se situata nuk ka marrë zgjidhje, dhe nuk ka informacion sesi do të shkojë.

“Është data 6 nëntor dhe ne ende s’kemi marrë rrogat. Nuk ka ndodhur asnjëherë si këtë vit. Zakonisht vonesat ndodhin në Janar. Nuk kemi marrë asnjë shpjegim për vonesën. I jemi drejtuar me një letër me shkrim ministrisë së Shëndetësisë.

Zakonisht rroga merret të hënën e parë të muajit, ndërsa këtë muaj situata është e tillë. Gjendja është më e keqe në QSUT, por nga informacionet që kam, edhe në spitalet e tjera.

Profesioni ynë nënvlerësohet, ky është nënvlerësim. Një tjetër motiv për të ikur nga Shqipëria.”-tha Jaçaj.