TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi dhe Atletiko Madrid janë në luftë për vendin e parë në klasifikim aty, ku sot do të zbresin sërish në fushë.
Të dyja skuadrat do të luajnë në transfertë aty ku Juventusi luan në fushën e vështirë ruse. Skuadra e Sarrit do të përballet me Lokomotivën e Moskës, në një ndeshje ku i mungon Matijs De Ligt.
Në ndeshjen e parë, Juventusi arriti të fitonte me rezultatin 2-1, ku pavarësisht se ishte në disavantazh, Dibala arriti të përmbyste rezultatin. Skuadra ruse ka arritur të fitojë vetëm 2 nga ndeshjet e fundit teksa është mundur në 3 sfida të tjera.
Sakaq, transfertë delikate ka edhe Atletiko Madridi që luan në transfertë ndaj Bajer Leverkusenit.
Në 5 ndeshjet e fundit, Leverkuseni ka pësuar 4 humbje dhe vetëm 1 barazim teksa në ndeshjen e shkuar, Atletiko fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Leverkusenit.
18:55 Lokomotiva Moskë – Juventus
21:00 Bajer Leverkusen – Atletiko Madrid.
