TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se është kryetari i KÇK, (kap ça të kapësh), pas qëndrimit të ashpër që shefi i qeverisë mbajti sot sërish për prokurorët dhe gjyqtarët.
Gent Strazimiri, doli në emër të demokratëve në foltoren e selisë blu dhe tha se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja është prishje pazari mes bandave që sollën në pushtet Ramën.
“Asnjë plan special të propaganduar nga Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka për të funksionuar, sepse ai është vetë kreu i organizatës kriminale “Kap Ça t’Kapësh”.”-tha Strazimiri.
Ndërsa vetë Rama, përsëriti sot se do të ketë një ligj special për goditjen e KÇK.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI
Atentati mafioz pak ditë më parë ndaj një prokurori dhe atyre që e shoqëronin nuk është thjesht një krim më shumë në statistikat e krimit shqiptar.
Atentati është luftë mes bandave që kanë sjellë dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën. Një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë.
Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit, kur nënkomisar Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht, bashkë me djalin e deputetit Rraja, si të përfshirë në çështjen Xhisiela. Në atë kohë, Edi Rama masakroi me akuza oficerin e policisë dhe mbrojti atentatorin Rraja me gjithë kriminelët e tjerë që i sigurojnë pushtetin.
Të njëjtën gjë bëri Edi Rama edhe në rastin e Dritan Zaganit. Sulmoi personalisht komisarin që kishte denoncuar trafikun e drogës me makinën e ministrit të brendshëm dhe mbajti në qeveri Saimir Tahirin. Përfshirja e banditëve të Edi Ramës në atentate mafioze pasi ky i ka mbrojtur publikisht ata, fakton se shteti i ngritur prej Edi Ramës është thellësisht i kriminalizuar.
Në narko-shtetin e Edi Ramës trafikantët e drogës shndërrohen në biznesmenë të nderuar, në ndërtues resortesh ne bregdet mbi prona shtetërore të tjetërsuara, dhe kur u prishen pazaret për grabitjen e pasurive të vendit, bandat që sollën dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën, godasin njëra-tjetrën në atentate mafioze.
Asnjë plan special të propaganduar nga Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka për të funksionuar, sepse ai është vetë kreu i organizatës kriminale “Kap Ça t’Kapësh”.
Asnjë plan special nuk ka për të funksionuar, përsa kohë ai kalon nga parlamenti i Edi Ramës, Rrahman Rrajës, Jurgis Çyrbjes, Taulant Yarisit dhe dhjetëra deputetëve të tjerë, mandatet e të cilëve janë siguruar nga krimi i organizuar.
Shërimi i vetëm për vendin është çlirimi i shtetit nga Edi Rama dhe narko-banda e tij. Është ndarja e politikës nga krimi. Këtë gjë ka 6 vjet që kërkon Bashkimi Evropian, këtë gjë kodifikoi edhe Bundestagu gjerman me 9 kushtet për hapjen e negociatave.