TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, z Dušan Mrdović.
Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e tij të palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi vendi ynë e vlerëson angazhimin euroatlantike të shtetit fqinj duke shtuar se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është hap për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”, – u shpreh Meta.