TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë më parë ndodhi një sherr masiv në ambientet e godinës Iliria në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranë.
Pas sherrit tre të rinj u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës pas plagëve të marra, në fytyrë, këmbë dhe trup.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dhori Kule, ka urdhëruar që çdo student që shkon për mësim në tri ambientet ku po zhvillohet mësimi, ndërkohë që godina e Ekonomikut po rikonstruktohet, të paraqitet me kartë studenti.
Në të kundërt, nuk do të lejohet të futet në mësim. Ndërkohë që për çdo emergjencë, një punonjës administrate, nga ora 08:00- 20:00, do të jetë në dispozicion të tyre.
Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e godinës Iliria në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranë.
Studentët u përplasën me 2 persona të panjohur pas ofendimeve ndaj mikeshave të tyre.