TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pothuajse 1 milion dollarë ($ 914,000) janë vjedhur nga një çantë që i përkiste ish-presidentit Robert Mugabe.
Sipas BBC, tre veta u paraqitën në gjykatë të akuzuar për vjedhjen e një valixhe të mbushur me dollarë.
Mugabe e kishte mbushur çantën me një milion dollarë dhe e fshehu atë në bibliotekën e shtëpisë së tij në Zvimba, në perëndim të kryeqytetit, në vitin 2016.
Ndërkohë që vetëm 78.000 dollarë u gjetën në valixhe më 6 janar të këtij viti, sipas “The Herald” që citon dokumentet e gjykatës.
Mugabe, tani 94 vjeç, u detyrua të largohej nga froni në 2017. Ai kishte qenë në pushtet për 37 vjet, së pari si kryeministër dhe më vonë si president.
Të dyshuarit janë akuzuar për shpenzimin e parave për blerje makinash, shtëpish dhe kafshësh për ferma.