AKTUALITET, 26 Janar 2019, 11:19

Moti i keq, ARRSH: Ja ku nuk kaloni dot pa zinxhirë

Moti i keq, ARRSH: Ja ku nuk kaloni dot pa zinxhirë

Reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës në disa rajone të vendit kanë sjellë probleme me qarkullimin në disa akse të vendit. ARRSH përmes një njoftimi udhëzon drejtuesit e mjeteve të përdori zinxhirët në akset ku ka prezencë të dëborës.

Situata sipas ARRSH-së:

Në Gjirokastër:

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Në Qarkun Korçë, gjatë orëve të natës ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin dhe zgjerimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir:

Rruga K/Boboshticë- Dardhë,

Rruga Qafë Qarri-Ersekë

Në Rajonin Qendror Tiranë:

Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.

Në Rajonin Verior Shkodër:

Gjatë natës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir ne rrugët:

Zalldardhë-Reç-Draj Reç

Kryqëzim Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.

Kuben-Vasie

Trebisht-Doganë

Qafë Bualli-Krastë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.