AKTUALITET, 23 Mars 2018, 23:47

Ish-ministri socialist goditi traun e kufirit shqiptar me makinë, pas ishemisë

Ish-ministri socialist goditi traun e kufirit shqiptar me makinë, pas
Ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga ka pësuar një hemorragji cerebrale sot rreth orës 11 në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe aktualisht ndodhet në gjendje shumë të rëndë në spitalin “Nënë Tereza në Tiranë”.

Nga burime familjare pranë Hajdaragës, Report Tv mëson se në momentin e ishemisë profesori i njohur, i cili jep leksjone në një universitett të Strugës në Maqedoni, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka goditur traun e kufirit të Shqipërisë dhe ka pasur tensionin 29.

Punonjësit e policisë kufitare kanë reaguar menjëherë, duke mundësuar kthimin e tij drejt spitalit të Strugës në Maqedoni ku Hajdaraga ka qëndruar për rreth tre orë.

Më pas, ish-deputeti socialist është transportuar me ambulancë për në Prrenjas, nga ku, për shkak të motit të keq, helikopteri i kuq i Ministrisë së Shëndetësisë nuk arriti që të ngrihej.

Me ndërhyrjen e deputetit Taulant Balla, u vu në shërbim një helikopter ushtarak i ministrisë së Mbrojtjes, që bëri të mundur transportiin e Hajdaragës drejt Tiranës