TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga, ka pësuar sot një ishemi në tru dhe ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë. Sipas burimeve nga Balkanweb, mësohet se Hajdaraga ka qenë duke u kthyer në Shqipëri, në pikën kufitare të Qafë Thanës, kur ka pësuar isheminë. Fatmirësisht, ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit ku e priste helikopteri që e ka sjellë në kryeqytet. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës. Për momentin, ish-ministri i Mbrojtjes ndodhet në ambientet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.
Burime nga klinika e Neurologjisë bëjnë me dije për Balkanweb se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe se do të priten të kalojnë 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm. Po të njëjtat burime thanë se, me të mbërritur në QSUT, janë gjendur pranë tij eksponentë të jetës politike në vend, ndër të cilët edhe zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.