TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar të mërkurën për vendimin e qeverisë shqiptare për t’i paguar qiranë e banesës, kryeprokurores së përkohshme Arta Markut.
Përmes një shënimi në Facebook, Manjani thekson se referuar Kushtetutës, qeveria që të marrë një vendim, duhet patjetër t’a autorizojë ligji për këtë gjë.
Me një fjalë, sipas tij, ligji duhet të përpcaktojë të drejtën e qeverisë për t’a marrë atë vendim për atë çështje që rregullon ligji.
Postimi i plotë:
Thjesht për ta ditur…
------
Vendimi që Qeveria ka miratuar sot për ti paguar qeranë zonjës Arta Marku, është krejt i paligjshëm!
Sipas Kushtetutës, qeveria që të marrë një vendim duhet pa tjetër ta autorizojë ligji për këtë gjë. Pra ligji duhet të përcaktojë të drejtën e qeverisë për ta marrë atë vendim pë atë çështje që rregullon ligji.
Referenca që vendimi i bën neneve 4 dhe 45 të ligjit për Menaxhimin e sistemit Buxhetor, autorizon Ministrin e Financave e jo Kryeministrin të propozojë vendime.
Në këtë vendim Ministri i Financave duket që është anashkaluar nga detyra e tij ligjore.
Nga ana tjeter çpunë ka qeveria të vendosë për fondet që i i janë caktuar në ligjin për Buxhetin, një institucioni të pavarur nga qeveria?!!
E thonë pastaj se nuk e ka kapur drejtësinë!!!
Ky vendim mund të kishte sens, sipas nenit 45 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, vetëm nëse do ti jepte prokurorisë fonde shtesë nga fondi rezervë, por jo nga fondet që i janë caktuar prokurorisë.
Më në fund, mbi ç’ligj autorizohet qeveria të paguajë qeranë e shtëpisë së Prokurorit të Përgjithshëm?!
Tre rrjeshta vendim dhe i ka shkruar me arrogancë sikur është pronari i pareve të shtetit!
As ministrat e vet nuk i njeh…
Jo se mbeti te ky vendim për tu gjykuar ligjshmëria e këtij Kryeministri, por thjesht sa për ta ditur!
Le ta mbajmë shënim edhe këtë!