AKTUALITET, 31 Janar 2018, 20:36

Qesharake/ Edi Rama punëson gazetarë në "ERTV", pushteti pyet vetë dhe përgjigjet po vetë

Qesharake/ Edi Rama punëson gazetarë në "ERTV",

Tashmë është një fakt i njohur, që kryeministri Edi Rama, ka themeluar një televizion online, i cili transmeton në faqen e tij të facebook. Megjithatë, deri sot, ky “televizion”, thjesht ka transmetuar live daljet publike të kryeministrit, pa koment dhe pa gazetarë.

Por, ditën e sotme ka ardhur një ndryshim i madh. Rama ka shfaqur në facebookun e vet, një video LIVE, ku një punonjës (me gjasë i kryeministrisë), intervistonte ministren e arsimit, Lindita Nikollla. (video më poshtë) Dëshira e kryeministrit për të kontrolluar, sa më shumë media dhe për të qenë kryeredaktor i tyre,  është e njohur. Ai ka arritur, që për pesë vite në pushtet, ta kontrollojë median, në masën më të madhe të saj. Megjithatë, duket se kjo është e pamjaftueshme.

Kryeministri ka vendosur, që edhe intervistat e ministrave, t'i bëjë ai vetë, nëpërmjet "televizionit" të tij. Pra, paranoja ka arritur deri aty, sa pushteti ka vendosur të pyes veten për sukseset dhe arritjet dhe të përgjigjet po vetë. Jo se ky fenomen nuk ka ndodhur më parë, nëpërmjet gazetarëve që prisnin me ankth pyetjet nga zyra e shtypit, por sot është materializuar në "ERTV"-në e Edi Ramës dhe çdo shqiptar mund ta shohë edhe më qartë.

/TPZ.AL/ 

VIDEO: