AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 10:13

Mbante kokainë në palestër, pranga 43-vjeçarit

Mbante kokainë në palestër, pranga 43-vjeçarit

Policia e Beratit ka arrestuar sot një 43-vjeçar të cilit iu gjet në ambientet e palestrës së tij një sasi kokaine.

Sipas bluve rajonalë, në pranga ra Armando Lajthia, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në ambjentet e palestrës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.