AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 11:07

Naftëtarët e Ballshit e Fierit nisen në këmbë në drejtim të Tiranës

Naftëtarët e Ballshit e Fierit nisen në këmbë në

Askush nuk i degjon më kërkesat e tyre dhe kanë vendosur ta vijojnë protestën e tyre.

Naftëtarët e Ballisht dhe të Fierit që prej shumë kohësh protestojnë duke kërkuar pagat e tyre dhe pagesën e sigurimeve kanë vendosur të nisen në këmbë në drejtim të Tiranës pasi kanë protestuar gjatë paradites së sotme para prefekturës së Fierit.

Protesta është shoqëruar dhe me përplasje verbale mes naftëtarëve dhe kryetarit të sindikatës së naftëtarëve, Kamber Iliazi.

Punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës kërkojnë pagat dhe sigurimet shoqërore.

"1200 punëtorë kanë mbetur në mes të rrugës, kërkojmë lekët tona, nafta shkon në tregjet europiane dhe ne mbetemi pa bukë" thonë protestuesit.