AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 15:35

Kryebashkiakja e Sarandës gjobitet për mbeturinat, ish-ministri i LSI-së: Qeveria show politik

Kryebashkiakja e Sarandës gjobitet për mbeturinat, ish-ministri i

Pas gjobës së mori kryebshkiakja e Sarandës, Florjana Koka nga Inspektorati Mjedisor për shkak të ndotjes së madhe në qytet, vjen reagimi nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ e cilësoi gjobën ndaj Kokës populiste, ndërsa shtoi se qeveria nuk mund të braktisë Sarandës se nuk i pëlqen kryetarja e Bashkisë. Kujtojmë se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 1 milion lekë të vjetra kryetaren e Bashkisë Koka, ndërsa firma e pastrimin u gjobit me 500 mijë lekë.

REAGIMI I MANJANIT

Gjoba.

———-

Inspektoriati mjedisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.

Lajmi ka marrë dhenë!

Realiteti.

—————-

Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!

Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.

Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!

Braktisja dhe show politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!

Denoncimet

——————

Desha të zgjedh një foto shoqëruese për ta ilustruar këtë mesazh, por është e pa mundur të ilustrohet me një foto të vetme!

Është gjithashtu e vështirë të përshkruhet me fjalë tmerri i malit me plehra, lëngu i të cilave qelbi qytetin!!!

Sarandaëeb, bën çdo ditë denoncime të tilla.

Qytetarët ulëtasin, jo thjesht denoncojnë!

Zgjidhja e problemit.

—————-

Iku edhe kjo verë, me plehra! Më duket se u mësuam…

Pa zgjidhje, pa shpresë…