AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 09:38

Po udhëtonte me 10 kg marijuanë në makinë, bie në prangat e policisë italiane 28-vjeçari shqiptar

Po udhëtonte me 10 kg marijuanë në makinë, bie në


I kapur me dhjetë kilogramë marihuanë në bagazhin e tij makinës, një i ri shqiptar kë rënë në pranga nga policia e Pescarës në rrugën e Montesilvano.

Sipas mediave italiane, mbrëmjen e djeshme agjentët italianë, në Vestina në Montesilvano, arrestuan 28-vjeçarin shqiptar K.A, me precedentë penalë në të kaluarën.

Gjatë një patrullimi të vendosur pranë daljes së autostradës, policia vuri re se 28-vjeçari kaloi pengesën dhe doli nga autostrada me makinën e tij tip Mercedez. Të dyshuar për shpejtësinë e ngadaltë me të cilën po ecte i riu, ata vendosën ta kontrollonin.

Gjatë kontrollit ju gjetën, 4.8 gram marihuanë në një kuti doreze të makinës, dhe 10.2 kilogramë marihuanë në bagazhin e pasmë.

Menjëherë ai u vu në pranga dhe akuzohet për përdorim dhe trafikim të lëndëve narkotike.