AKTUALITET, 23 Janar 2019, 12:34

Ish e dashura e Emiliano Salas: Nuk besoj në aksident, hetoni mafien e futbollit

Ish e dashura e Emiliano Salas: Nuk besoj në aksident, hetoni mafien e
Derisa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të Emiliano Sala, ish e dashura e futbollistit fillon me akuza të rënda. Berenice Schkair përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje të gjithëve që ta ndihmojnë në kërkimin e lojtarit dhe se duhet të hetohet mafia. Sala ishte duke udhëtuar me një aeroplan privat nga Nantesi drejt Cardiffit, kur aeroplani u zhduk nga radari dhe nuk po dihet ende se ku ndodhet. “Hetoni mafien e futbollit sepse nuk e besoj. Hetoni mos ndaloni duke kërkuar për të, ju lutem!!! Sepse nuk mund ta besoj në këtë aksident. A kanë ëndrrat një datë skadimi? Në një sekondë jeta juaj mund të ndryshojë. Ndihem e pafuqishme, nuk mund të mos mendoj se je mirë dhe i sigurt”, shpjegoi ajo, me fjalë që tregojnë dëshpërimin për atë që ndodhi.
 
View this post on Instagram
 

Investiguen no dejen de buscarlo por favor !!!

A post shared by ???????? ?? (@bereniceschkair) on

Autoritet sot kanë nisur sërish të kërkojnë trupat që ndodheshin në aeroplan, derisa ka pak shpresa se mund të jetë gjallë. Ndërkohë është publikuar edhe një audio-mesazh e lojtarit që besohet të ketë folur para se aeroplani të humb kontrollin në rrugëtim e sipër drejt Uellsit.