TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për ish-gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj.
Pasi nuk kaloi vettingun, Lazaj ankimoi vendimin e KPK-së.
Avokati i tij, Sokol Hazizaj tha se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë një vendim që bie në kundërshtim me Kodin e Procedurave Penale.
“Për ne ka shumë vlerë standardi i gjykimit. Jam dakord që subjekti mund të rivlerësohet me një kriter por të zbardhen dhe dy kriteret e tjera.
Trupa gjykuese ka qenë e njëanshme në gjykimin ndaj Lazaj. Komisonierja Brunilda Bekteshi bënte ndërhyrje arbitrare,”- tha Sokol Hazizaj.
Trupa gjykuese e caktuar me short për çështjen e Lazajt përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumentoi shkarkimin e ish-gjyqtarit Lazaj me 17 shkelje të gjetura në kriterin e pasurisë, të cilat përfshijnë mosdeklarime, deklarime kontradiktore, kontrata fiktive dhe madje deklarim të rremë para Komisionit.
Vendimi i zbardhur më 3 nëntor 2018 i trupës gjykuese të kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici e cilësoi të mjaftueshëm hetimin vetëm për kriterin e pasurisë, ndonëse gjyqtari Lazaj dhe avokati i tij pretenduan të kundërtën.