TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përmes një postimi në Facebook ka sulmuar dhe ironizuar ata që i rrinë në krah dhe mbështesin Edi Ramën.
'Po ja që ka ende nga ata që e bëjnë edhe publikisht sepse ka dhe do të ketë gjithnjë qenie pa karakter dhe dinjitet që fytyrën e shesin të parën',-shkruan Paloka.
Postimi i plotë:
Sot e ka kuptuar kushdo se të jesh në krah të Ramës e të vazhdosh ta mbështesësh është TURP.
Po ja qe ka ende nga ata që e bejnë edhe publikisht sepse ka dhe do të ketë gjithnjë qenie pa karakter dhe dinjitet që fytyrën e shesin të parën.
Çfarë ata dhe ai që i përdor, nuk kuptojnë, është se fytyra e tyre nuk vlen më asnjë lek...