AKTUALITET, 23 Janar 2019, 11:32

Humb jetën gazetari dhe botuesi i gazetës së njohur, vuante nga kanceri

Humb jetën gazetari dhe botuesi i gazetës së njohur, vuante nga

Ka humbur betejën me kancerin gazetari inovativ, krijues dhe botues i gazetës “ProtoThema”, Themos Anastasiadis.

Ai është shuar mbrëmjen e së martës në moshën 61 vjeçare, në shtratin e spitalit, pas një vit e gjysmë luftë me kancerin.

Në një njoftim të publikuar sot, gazeta e njohur greke shpreh pikëllim për ndarjen nga jeta të njeriut që e cilëson frymëzues.

Themos la një shenjë të pashlyeshme në gazetarinë greke me qetësinë, humorin, punën kërkuese, miqësinë dhe solidaritetin e tij duke lënë prapa disa nga momentet më të bukura në media”- shkruan gazeta, duke nënvizuar “Me largimin e tij, gazeta dhe gjithë stafi do të humbasë shumë, por edhe më shumë nga familja e tij e dashur.

Lamtumirë Themos. Kujtimi yt nuk do të vdesë”.