TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Viti 2018 do të shënojë dhe zgjidhjen e problemit të mungesës së infrastrukturës arsimore në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan ambicioz i cili synon ndërtimin e 20 shkollave të reja, në tre prej të cilave po punohet me intensitet të lartë.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për vitin 2018 do të nisë ndërtimi edhe i 17 shkollave të reja. “Në Bashkinë Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike. 61 shkolla kanë më shumë nxënës se sa kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne. Për t’u dhënë një zgjidhje përfundimtare këtyre tre problemeve, duhet të ndërtohen 17 shkolla të reja, nga të cilat 10 shkolla të ciklit 9-vjeçar, të cilat do të përfshijnë edhe ambiente për kopshte brenda tyre, dhe 7 shkolla të ciklit të mesëm të lartë”, tha Veliaj, ndërsa renditi shkollat e reja në kryeqytet .
Në NJA2 do të ndërtohen 3 shkolla të reja, dy 9 vjeçare dhe një e mesme;
Në NJA5 do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare
Në NJA7 do të ndërtohet një shkollë e mesme;
Në NJA8 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;
Në NJA9 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një e mesme;
Në NJA11 do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;
Në NJA Dajt do ndërtohet një shkollë e mesme;
Në NJA Farkë do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare
Në NJA Kashar do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme.
Të gjitha shkollat 9 vjeçare do të kenë edhe kopsht të integruar.