AKTUALITET, 2 Prill 2020, 15:15

Koronavirusi/ Kryeministri grek: Qëndroni në shtëpi, prilli është muaji më kritik!

Koronavirusi/ Kryeministri grek: Qëndroni në shtëpi, prilli

Greqia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi, ku numri i viktimave dhe të infektuarëve është rritur ditët e fundit.

Ditën e sotme kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij se duhet të vijojnë ende me zbatimin e masave të marra, sepse sipas tij prilli do të jetë muaji më kritik në luftën kundër COVID-19.

“Ne nuk jemi në fillim të fundit, por në fund të fillimit.”- ka deklaruar Mitsotakis në parlament.

Duke ju kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, ai ka thënë se mos zbatimi i masave çon në pasoja që do paguhen nga vet njerëzit.

Qeveria greke ka mbyllur restorantet, baret, dyqanet, parqet e lojrave, shkollat, qendra tregtare, universitetet dhe qendrat sportive në pengimin e përhapjes së koronavirusit.

“Prilli do të jetë muaji më kritik, e nëse ne zbusim masat, do të na duhet të paguajmë për këtë ndaj nuk duhet ta lejojmë të ndodhë.”- u shpreh Mitsotakis.

Ndër të tjera ai tha se Greqia i ka shmangur ngjarjet tragjike, sikurse ka ndodhur në SHBA, Spanjë e sidomos në Itali.

Deri më tani qeveria greke ka raportuar 1.415 njerëz të infektuar me koronavirus dhe 50 viktima.