AKTUALITET, 16 Mars 2019, 14:19

Shihni si reagoi Monika Kryemadhi në momentin që u godit me gaz lotsjellës

Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës gjatë përplasjeve me protestuesit përpara Kuvendit.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se është prekur gjithashtu prej gazit. Në foton e mëposhtme ajo shihet duke mbajtur një shami përpara fytyrës.

Disa protestues janë parë duke u rrëzuar përtokë nga efektet e këtij gazi.