SPORT, 2 Shkurt 2020, 22:47

Interi mposht Udinezen, Lukaku nderon zikaltrit me dygolësh

Interi mposht Udinezen, Lukaku nderon zikaltrit me dygolësh

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Udinezes, me rezultatin 0-2.

Ekipi i Kontes nuk e ka pasur shumë të lehtë të marrë këtë trepikësh ndaj Udines, pasi të dy golat i shënoi në pjesën e dytë, me anë të Lukakut.

Sulmuesi belg gjeti golin e avantazhit, në minutën e 64-të, me penallti. Ndërkaq 7 minuta më vonë gjeti dhe golin e dytë.

Kështu Interi ka shkuar në kuotën e 51 pikëve, tri më pak se Juventusi i vendit të parë. Udineze nga ana tjetër mbetet në kuotën e 24 pikëve në vendin e 15-të.

Udineze-Inter 0-2

Golashënues: Lukaku 64′ (p), 71′