SPORT, 2 Shkurt 2020, 13:20

VIDEO/ Manaj gjen golin e parë me Barcelonën B, por më pas ndëshkohet me të kuq

VIDEO/ Manaj gjen golin e parë me Barcelonën B, por më pas


Nuk mund të vononte më shumë se ndeshja e dytë goli i Rei Manaj me fanellën e Barcelonës B. Sulmuesi ishte  titullar në sfidën e sotme të blaugranave ndaj Prat në Segunda Division, teksa në minutën e 27 të ndeshjes gjeti rrugën e rrjetës duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Lushnjari ia doli të shënonte edhe në javën e kaluar, në atë që ishte ndeshje e tij e debutimit, megjithatë rrjeta iu anulua nga arbitri. Por, sot askush nuk mund t’ia ndalë festën e golit të parë si katalanas që pas transferimit në janar nga Albasete.

Megjithatë, takimi i lushnjarit nuk mund të zgjasë më shumë se pjesa e parë pasi në minutat shtesë të saj është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, automatikisht të kuq dhe kështu i ka lënë shokët e skuadrës në inferioritet numerik. Kështu, goli i parë me Barcelonën do ketë edhe një kujtim të hidhur nga pas.

[video width="630" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/47plq.mp4"][/video]