SPORT, 2 Shkurt 2020, 09:08

Në Europë nuk e do askush, Arda Turan mund të përfundojë në anën tjetër të botës

Në Europë nuk e do askush, Arda Turan mund të


Vazhdon rënia e pabesueshme  Arda Turan, një lojtari i cili luajti në nivelet më të larta me Atletiko Madrid dhe Barcelonën para se të zhdukej nga radarët për shkak të sjelljes së tij e sidomos peripecive në Turqi ku u kthye për të ndihmuar ekipin e Bashakshehir që të fitonte titullin.

Përplasje, ofendime gjyqtarëve por edhe grushte brenda e jashtë fushës së lojës shënuan kthimin e Arda Turan në Turqi ku u prit si hero por ku nuk i bëri punë as miqësia e tij e veçantë me Erdogan. Klubi i Bashakshehir ndërpreu marrëveshjen që kishte për huazimin e tij nga Barcelona pa u mbyllur deri në fund duke e kthyer te katalanasit, të cilët sigurisht nuk e duan lojtarin.

Por jo vetëm ata, duket se askush nuk është i interesuar që të afrojë një futbollist kaq problematik në futbollin e rëndësishëm europian e si rrjedhojë, Arda Turan po kërkon që të gjejë sistemim në ndonjë vend tjetër dhe ka zgjedhur Brazilin, në Amerikën e Jugut. Sipas mediave braziliane, mesfushori ka nisur negociata me Flamengon, ndërsa menaxheri ia ka propozuar edhe Boka Juniors e Palmeiras.