SPORT, 2 Shkurt 2020, 11:13

“Dhimbje koke” për Konten, një titullar humbet ndeshjen e sotme dhe rrezikon derbin

“Dhimbje koke” për Konten, një titullar humbet ndeshjen e


Interi zbret sot në mbrëmje në fushë teksa në transfertë ndaj Udinezes, synon të rikthehet te fitorja pas tre barazimeve radhazi. Por, trajneri Antonio Konte duhet të përballet me një të papritur duke qenë se portieri Samir Handanoviç nuk mund të luajë.

Kapiteni ka pësuar një lëndim në gisht, dëmtim i cili e lë në” bokse” për ndeshjen e sotme, ndërsa e vendos në dyshim të madh edhe për ndeshjen e javës së ardhshme, derbin ndaj Milanit.

Kështu, Antonio Konte humbet një nga liderët e skuadrës teksa shpeshherë Handanoviç shndërrohet në heroin e të tijve duke shpëtuar gola të sigurt. Por, trajneri Konte sot është i detyruar që kuadratin t’ia besojë numrit dy zikaltër, Daniele Padeli.

Ndërkohë, duhet llogaritur edhe mungesa e Lautaro Martinez i cili është i pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq në sfidën e kaluar dhe gjithashtu do të humbasë derbin në javën e ardhshme.