SPORT, 2 Shkurt 2020, 10:30

Nuk mjaftoi polemika me trajnerin, Mbape tani i bën “like” triumfit të Real Madrid

Nuk mjaftoi polemika me trajnerin, Mbape tani i bën “like”


Kilian Mbape ishte sërish protagonist në ndeshjen e djeshme të PSG. Sulmuesi shënoi një gol, por vëmendja shkoi në momentin e zëvendësimit kur francezi u kap për të disatën herë me trajnerin Tomas Tuhel.

Tekniku gjerman mendoi ta largonte nga fusha në minutën e 68 por 21-vjeçari nuk ishte i këtij mendimi. Tuhel u mundua t’ia shpjegonte arsyen por Mbape nuk donte të dëgjonte trajnerin, ndërsa u ul në stol duke turfulluar. Ndërkohë, sulmuesi i nxitur edhe nga marrëdhënia me Tuhel, nuk nguroi t’i bënte një “like” në rrjetet sociale fotove të Benzema, Ramos dhe Vinicius Xhunior të cilët po festonin triumfin e Real Madrid në derbi ndaj Atletikos.

Kështu, Mbape i shkel sërish syrin “galaktikave” dhe duket i destinuar për të përfunduar në Spanjë, ndërsa trajneri Tuhel me zëvendësimet e tij dhe kundërshtitë me kampionin e botës, po i “jep një dorë” që transferimi të kryhet këtë verë.