SPORT, 2 Shkurt 2020, 10:09

Mesfushori i Barcelonës refuzoi Junajtid, akord me Juventusin për në verë

Mesfushori i Barcelonës refuzoi Junajtid, akord me Juventusin për


Ivan Rakitiç ka vendosur të qëndrojë me forcë te Barcelona, të paktën deri në fund të sezonit, edhe pse drejtuesit e klubit e kanë shtyrë atë deri në momentin e fundit të merkatos, për t’u larguar nga skuadra.

Është ky lajmi që sjell “Mundo Deportivo”, me të përditshmen katalanase që nënvizon gjithashtu se Barcelona kishte gjetur edhe një akord ekonomik me Mançester Junajtid, në orët e fundit të sesionit dimëror, por që është refuzuar nga vetë mesfushori kroat.

Arsyeja duket të jetë Juventusi, i cili pasi humbi Emre Xhanin, më saktë pasi e shiti në radhët e Borusias së Dortmundit, nuk ka dashur që të shkartisë letrat në fazën e dytë të sezonit me afrimin e Rakitiçit, por i kanë premtuar këtij të fundit se do të jetë pjesë e bardhezinjve në verën e ardhshme, për të nisur siç duhet fazën përgatitore dhe për t’u ambientuar sa më mirë me bardhezinjtë.

Por sesa e vërtetë është kjo pritet të mësohet në ditët apo javët në vazhdim, ndonëse bazat duken të besueshme, duke qenë se gjatë muajit janar, si Juventusi ashtu sikurse edhe Barcelona i mbajtën gjatë bisedimet për të arritur te një shkëmbim kokë më kokë, më pas i sfumuar, mes Federiko Bernardeskit dhe Ivan Rakitiçit.