AKTUALITET, 26 October 2026, 09:37

VIDEO/ Protestuesit dogjën ‘karriget e dialogut’, Rama sërish ftesë për bisedime! Para Kryeministrisë, vetëm sofra prej guri

VIDEO/ Protestuesit dogjën ‘karriget e dialogut’, Rama

Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog.

Ndryshe nga herët e tjera, sot kryeministri Rama nuk ka nxjerrë karrige para godinës së Kryeministrisë, por vetëm sofrën e gurtë, me disa mbishkrime ‘dialog’ sipër saj.

Kjo lëvizje e kryeministrit vjen pasi për disa ditë me radhë, protestuesit i kanë thyer e djegur ‘karriget e dialogut’ të vendosura në bulevard.

Ftesa e Ramës vjen pasi edhe mbrëmjen e djeshme, një grup personash të maskuar në protestë, sulmuan Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, efektivët e Policisë me gurë e molotovë, si dhe disa biznese te ‘Kullat Binjake’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Dje kryeministri Edi Rama prezantoi edhe paketën ligjore kundër dhunës në protesta, e cila kishte 6 instrumenta kryesore dhe parashikonte ashpërsim të dënimeve për dhunuesit dhe gjoba të majme për këdo që merrte pjesë në tubime të dhunshme, apo dëmtonte pronën publike e private.