TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Europian synon të nxisë procesin e zgjerimit me një impuls të ri, në kohën kur disa vende kandidate presin prej dekadash që të bëhen pjesë e tij.
Ushtarë rusë të diagnostikuar me HIV dyshohet se po dërgohen në misione luftarake në vijën e frontit në Ukrainë, pavarësisht se disa prej tyre janë shpallur të papërshtatshëm për shërbim ushtarak: Këtë tregon sipas mediave ukrainase një regjistrim audio i një bisede të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, DIU.
Kjo e fundit identifikon një ushtar të Brigadës së 1-rë të Motorizuar të Ushtrisë Ruse.
Në regjistrim pretendohet se ushtari është i infektuar me HIV dhe se, pa trajtimin e nevojshëm, gjendja e tij mund të çojë në komplikacione shëndetësore.
Sipas DIU-së, një komision mjekësor e kishte shpallur atë të papërshtatshëm për shërbim që në muajin shkurt, por pavarësisht kësaj, u dërgua në misione luftarake.
Institucioni ukrainas pretendon gjithashtu se kjo situatë mund të kontribuojë në përhapjen e HIV/AIDS-it. Në deklaratën e saj, DIU theksoi nga ana tjetër, se personat përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë do të përballen me ndëshkim.
Inteligjenca ukrainase u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen, duke iu referuar projektit “Dua të Jetoj” , përmes të cilit, sipas saj, ushtarët rusë mund të kontaktojnë autoritetet ukrainase për t’u dorëzuar.