BOTA, 8 October 2026, 17:55

Incidenti në bazën amerikane në Britani, arrestohen dy letonezë

Incidenti në bazën amerikane në Britani, arrestohen dy

Dy burra nga Letonia janë arrestuar në Britani, pasi dyshohet se kanë hyrë pa leje në bazën ushtarake RAF Molesuorth në Cambridgeshire.

Ngjarja u zbulua rreth orës 22:00 të së mërkurës, kur një patrullë sigurie e Policisë së Ministrisë së Mbrojtjes identifikoi një automjet të braktisur pranë bazës. Pas kontrolleve të kryera nga policia, u konstatua një dëmtim i vogël në rrethimin e perimetrit të bazës dhe dy personat, 36 dhe 32 vjeç, u gjetën brenda saj.

Fillimisht ata u arrestuan nën dyshimin për hyrje të paligjshme në një zonë të ndaluar dhe dëmtim të pronës. Më pas, dyshimet ndaj tyre u zgjeruan dhe ata u arrestuan edhe në bazë të nenit 4 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023, për hyrje në një vend të ndaluar me një qëllim që mund të cenojë interesat e Mbretërisë së Bashkuar.

Hetimet po kryhen nga policia kundër terrorizmit. Autoritetet britanike kanë deklaruar se, në këtë fazë, nuk ka prova që incidenti të jetë i lidhur me ngjarjen e fundit në bazën RAF Fairford në Gloucestershir.

RAF Molesëorth konsiderohet një objekt me rëndësi strategjike, pasi aty ndodhen qendra amerikane të inteligjencës për Evropën dhe Afrikën, si dhe një qendër e inteligjencës së NATO-s.