AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 21:58

“Injoruan” protestën e studentëve, Roberta Aliaj ‘shpërthen’ ndaj VIP-ave shqiptarë: Janë kategoria më e pështirë

“Injoruan” protestën e studentëve, Roberta Aliaj

Ndërkohë që studentët protestojnë prej 7 ditësh para Ministrisë së Arsimit, atyre u është bashkuar edhe artisti Robert Aliaj.

Ai ka shprehur haptas mbështetjen e tij ndaj kauzës së mijëra studentëve e madje është parë së bashku me të bijën në protestë. Sot ai ka shpërthyer ndaj VIP-ave shqiptarë.

Statusi:

Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare.

Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirteror e material ka publikun, pa te cilin nuk i mbetet më asnje vlere.

Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe qe do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështej ne angazhimin e tyre.

Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë.

Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon. #ahkumehodhizoti #robertdragot.