AKTUALITET, 4 Maj 2019, 09:55

Në kërkim për drogë në Itali, arrestohet 29 vjeçari në Durrës/ EMRI

Në kërkim për drogë në Itali, arrestohet 29


Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar të kërkuar nga Italia për trafik droge.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se dje nga ana e specialistëve të seksionit për hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve është bërë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi, i shtetasit Klejdi Abdyli, 29 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës.

29-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Peskarës/ Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”.

Materialet procedurale u dërguan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.