TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi ka prekur thuajse të gjitha institucionet nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë paralizuar dhe mbyllur për ditë të tërë për t’u rihapur sërish.
Pjesë më e madhe e të infektuarve janë trajtuar në Shqipëri, por ka pasur raste kur janë dërguar për kurim jashtë në Turqi.
Mes institucioneve të prekura është edhe Gjykata e Posaçme. Sipas ABC News, njëri prej gjyqtarëve të këtij institucioni është dërguar për kurim në Turqi, pasi u infektua.
Koronavirusi sot mori 12 jetë, ndërsa u regjistruan 525 raste të reja, një rekord i zi, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë. Rekordi i dyfishtë si për viktimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.