TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse Joe Biden fitoi zgjedhjet presidnciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vijon me akuza, të cilat e kanë thelbin te mosnjohja e rezultatit nga ana e tij.
Duke u ndalur tek votimi në Nevada, ai tha se aty janë numëruar vota të rreme dhe se ai pritet të paraqesë fakte tronditëse.
“Xhorxhia do të jetë një fitore e madhe, ashtu siç ishte nata e Zgjedhjeve”, – shkruan Trump, duke vijuar: “Në Pensilvani na u ndalua të shihnim një pjesë të madhe të numërimit të votave. E paimagjinueshme dhe e paligjshme ajo që ndodhi atje”
Po sipas tij, Në “wisconsin po duket shumë mirë. Na duhet edhe pak kohë. Do të ndodhë së shpejti!”.
Trump vijon: “Nevada po del të jetë një gropë votash të rreme. Po hetojmë dhe të dhënat që do të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse”, shkruan ai në Twitter.