AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 23:29

"Dush në 5 të mëngjesit, ajrosje pa takuar askënd", Haxhiu shpjegon burgun ku qëndron Thaçi dhe Krasniqi

"Dush në 5 të mëngjesit, ajrosje pa takuar


Baton Haxhiu, ka shpjeguar në emisionin "Opinion", detaje nga dhomat e ndalimit, ku qëndrojnë aktualisht ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, të cilët do të përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në gjykatën Speciale. Haxhiu, i cili ka një eksperiencë personale, pasi ka qenë për pak ditë i ndaluar në Hagë, shpjegoi rregullat dhe disa detaje nga vendi ku qëndrojnë politikanët e lartë kosovarë.

"I vendosin prangat dhe shoqërohet i prangosur, hyn deri në sallën e gjykimit.

Ata nuk mund ta shohin më njëri tjetrin. Mund të takohen vetëm pas dënimit. Secili ka dhomën e vet, pastaj kur del, ka vendin ku ajroset. Ka një sallë basketbolli, ku secili rri më vete. Ke një roje që të përcjell.

Shtrati është si të flesh në tren, pastaj ke dhimbje shpine, duhet të ushtrohesh. Ka një frigorifer ku vendos ushqimet, duhet t'i porosisësh. Burg klasik është, ke një hapësirë që mund të ushqehesh dhe të përgatisësh ushqimin.  Më e keqja është që duhet të zgjohesh në 05:30 për të bërë dushin, që është me detyrim", tha Haxhiu.

Thaçi dhe Krasniqi, kanë deklaruar të dy pafajësinë në seancën e sotme të Gjykatës Speciale.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/11/09/thaci-deklaron-pafajesine-ne-hage-i-hedh-poshte-akuzat/

https://www.tpz.al/2020/11/09/jakup-krasniqit-ne-hage-kurre-nuk-kam-trajtuar-njeri-sic-me-trajtuat-mua-nuk-do-te-deshiroja-te-isha-nen-petkun-e-njerezve-qe-kane-shpirt-krimineli/