AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 23:14

Edi Rama: Nesër ju tregoj provat, se si po luftojmë armikun e padukshëm! Janë video krejt ekskluzive...

Edi Rama: Nesër ju tregoj provat, se si po luftojmë armikun e


Numri i lartë i viktimave nga koronavirusi dhe akuzat se sistemi shëndetësor është në prag kolapsi, kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama. Ai është zotuar se do të publikojë "video ekskluzive" ditën e nesërme, ku tregohet se si po luftohet "armiku i padukshëm", pra koronavirusi, në spitalet shqiptare.

Është interesant fakti, që kryeministri i quan videot "ekskluzive", a thua se bëhet fjalë për një media, që ka siguruar pamje filmike dhe jo për kryeministrin e vendit, që mund t'i marrë ato kur të dojë dhe t'i paraqesë si të dojë, nëpërmjet ERTV-së dhe zyrës së propagandës.

"Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm...", shkruan Rama.

Ditën e sotme, në vendin tonë janë shënuar 12 fatalitete si pasojë e koronavirusit dhe janë konfirmuar pozitiv me këtë sëmundje, 525 persona.

Rritja e fataliteteve, ka bërë që "Komiteti i Ekspertëve" të rekomandojë disa masa të reja, në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

/TPZ.al/