AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 22:19

“Shtëpia e verdhë”/ Drejtuesja e Human Rights Watch për Evropën: Turp për Ramën që sulmon opozitën


Dy personazhe të ndryshëm kanë dërrmuar deklaratën intriguese të Edi Ramës për “shtëpinë e verdhë” dhe implikimin e opozitës me raportin e Dick Marty-t.  Njëra vjen nga drejtuesja e Human Rights Watch për Evropën, e cila e turpëron Ramën duke i kërkuar troç të mos shpif, tjetra vjen nga mbrojtja e ish-Presidentit Thaçi, në Hagë. Avokati David Hooper evidentoi se aktakuza nuk e përmend fare këtë “shtëpi” që Edi Rama e ngriti në nivelin e deklaratës politike.

“Turp për Edi Ramën!”

Drejtorja për Europën në Human Rights Watch, Lotte Leicht reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama për votat e opozitës në miratimin e raportit të Dick Marty-t për UÇK-në në Këshillin e Evropës. Leicht, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Ramës.

“Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur Gjykatën Speciale të Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat”, shkruan Lotte Leicht përmes një postimi në Twitter.

Në raportin e Marty-t flitej për ‘Shtëpinë e Verdhë’, ku thuhej se bëheshin transplante organesh. Rama ka akuzuar kryedemokratin Basha se merrte në pyetje shqiptarët për llogari të Dick Marty-t.

“Asnjë nga këto nuk fshin realitetin e mirëdokumentuar të numrit të madh të agresioneve në Kosovë që u kryen nga forcat serbe dhe jugosllave. Për këtë, drejtësia ka qenë e dobët me turp. Në Serbi, kriminelët e dënuar të luftës vlerësohen si heronj”, deklaron Lotte Leicht, e cila mban një qëndrim të paanshëm mes serbëve dhe shqiptarëve, por kërkon të ndahen krimet e luftës nga lëvizja për liri e shqiptarëve.

“Kritikët gjithashtu ngatërrojnë, me qëllim ose nga keqkuptimi, ndryshimin midis jus ad bellum (ligjet e agresionit) dhe jus in bello (ligjet e luftës). Çfarëdo që të mendoni për të drejtën ose arsyen e UÇK-së për të luftuar, rregullat se si lufton zbatohen për të gjitha palët”, shkruan drejtorja Lotte Leicht.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të ndalojë të shpifjet për gjykatën e mbështetur nga EU &US, si një goditje nga  kjo drejtësia për luftën çlirimtare. Kjo gjykatë ka paditur individë për krime të pretenduara, jo një lëvizje, një grup të armatosur ose një kauzë”, shkruan ndër të tjera drejtorja.

“Kosova, vazhdon Lotte Leich, -është duke dhënë një shembull për bashkëpunimin e saj me Gjykatën Speciale. Sipas saj, këtë shembull duhet ta ndjekin Serbia, Kroacia, Bosnja, të cilat duhet të angazhohen dhe të ndjekin penalisht krimet e luftës, pa marrë parasysh autorin e veprës. Gjykata Speciale do të ndezë një shtytje të re për drejtësi në Ballkanin Perëndimor, deklaron Lotte Leich.

“Ku është shtëpia e verdhë?”

Avokati David Hooper ka pyetur prokurorin se ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e “shtëpisë së verdhë”.

Ai ka thënë se në këto pretendime jo që është njollë për Kosovën dhe kosovarët, por sipas tij, nga ai pretendim i krijua Gjykata Speciale.

“Dua të bëjë të qartë se ai e kundërshton të gjithë narrativen e paraqitur nga prokuroria. Ne jemi në dijeni që prokuroria ka deklaruar që qe në qershor i është dorëzuar një aktakuzë, megjithëse është e çuditshme. Aktakuza është e paredaktuar dhe është e pakuptueshme. Kur e shikojmë aktakuzën themi ku janë akuzat për vjedhjen e organeve dhe shtëpinë e verdhë sepse ky ishte pretendimi”, ka thënë ai.

“Shtëpia e verdhë” është në deklaratat e Ramës. Meqenëse do të firmoste me Vuçiçin në kohën që ish-krerët e UÇK-së, sulmoi opozitën shqiptare me tymëse. Përgjigja që ka marrë direkt dhe indirekt është turpëruese, sepse në të tillë nivel e ka ulur politikën ky kryeministër, sa t’ia thojë këto fjalë organizata Human Rights Watch.

/TPZ.al/