TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka ngritur zërin si ansjëherë më parë. Në një lidhje me Skype në ‘Open”, Cakaj ka folur dhe ka ngritur zërin për një çështje që nuk ka lidhje me postin e tij si Ministër i Jashtëm, por pëer Kosovën në Hagë! Sipas Cakajt, Gjykata në Hagë është është një gjykatë e njëanshme që ka barazuar agresorin me viktimën dhe se Serbinë e ka trajtuar si viktimë.
Sipas Cakajt, krimet e serbëve ndaj Kosovës kanë kaluar pa u dënuar, ndërsa tashmë po kërkojnë të burgosin viktimat, konkretisht Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Po paraqitet më shumë Serbia si viktimë se sa Kosova. Në gjithë këto vite është gjykuar dhe hetuar shumë herë më tepër UÇK-ja sesa armata e tyre. Krimet e luftës në Kosovë janë hetuar dhe madje edhe Serbisë i ka ardhur radha që të japë mendime për krimet e supozuara nga anae shqiptarëve. Nga ana tjetër, krimet e Serbisë, kanë shkuar në Hagë vetëm përmes dy zyrtarëve të lartë dhe kanë përfunduar pa dënim të formës së prerë.
Është absurd që një ushtri guerile që nuk ka pasur as kontroll të plotë në të gjithë Kosovën dhe akuzohen si kriminelë. Kjo s’ka të bëjë me gjykime personale, pro implikon në krime të gjithë UÇK-së. kjo është e gjitha çështje politike.
E vetmja gjë e mirë që mund të vijë kjo është pastrimi i emrit të UÇK-së, me kalimin e kohës. Kjo gjykatë ka mandate të gjykojë vetëm krimet e supozuara të shqiptarëve dhe asgjë nga Serbia. Kjo gjykatë është e njëasnhem por ishte një e keqe e pashmangshme, kjo gjykatë ose do të themelohej nga Kosova. Sot për zotin Krasniqi dhe Thaçi figurojnë akuza për krimin kundër njerëzimit,”- tha Cakaj.
Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë u zhvilluan sot dy seancat e para gjyqësore për zyrtarët e UÇK-së që akuzohen për krime lufte. I pari që u përball me togat e zeza është ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërsa seanca u zhvilluar edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi. Të dy u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre për krime lufte. Nesër para Gjykatës Speciale del ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ndërsa pasnesër Rexhep Selimi.