AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 13:25

Hakmerret Rusia, dëbon dy diplomatë bullgarë nga Moska

Hakmerret Rusia, dëbon dy diplomatë bullgarë nga Moska


Rusia shpalli dy diplomatë bullgarë persona non grata të hënën, tha ministria e jashtme ruse, duke e përshkruar masën si një përgjigje ndaj dëbimit të Bullgarisë muajin e kaluar të dy diplomatëve rusë të dyshuar për spiunim.

Ministria tha në deklaratë se “Moska e shikon lëvizjen e Bullgarisë si të pabazë”.

Bullgaria anëtare e NATO-s, e cila zakonisht mban lidhje të mira me Rusinë, ka dëbuar tre diplomatë të tjerë rusë për akuzat e spiunazhit që nga tetori i kaluar.