AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 12:51

KQZ gati për zgjedhje. Kush janë anëtarët e Komisionit Rregullator dhe KAS-it

KQZ gati për zgjedhje. Kush janë anëtarët e Komisionit


KQZ-ja e re tashmë ka gati të gjitha organet e saj për administrimin e procesit zgjedhor të 25 prillit 2021.

Sot u prezantuan anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së.

Një sfidë që i ngarkohet KQZ-së së re është edhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje. Kjo do te jetë një detyrë ekskluzive e numrit dy të KQZ-së, nënkomisioneres Lealba Pelinku.

Anëtarët e KAS:

Ledio Braho, Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele dhe Elvis Çefa.

Anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve:

Ilirjana Nano; Dritan Çaka; Arens Çela; Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.