TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rrjetet sociale janë shndërruar në një “mani” për të gjitha grupmoshat, të mëdhenj apo të vegjël, të gjithë janë “non-stop” në internet. Madje opsioni i “live”-it në “Facebook” apo në Instagram” është një ndër më të përdorurit dhe të preferuarit sidomos nga të rinjtë.
Si të gjithë adoleshentët edhe vajza e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, që jeton në Itali ditën e djeshme ka bërë një “live” në “Instagram”. Shumica e ndjekësve të saj ishin kushërinj, të afërt dhe familjar. Midis tyre ishte edhe i ati, Ilir Shaqiri.
Balerini i njohur ka bërë “screenshot” një moment gjatë videos ku shihet qartë komenti i tij me shaka.
“Hajde se ta tregoj unë në shtëpi.”,-i ka komentuar Iliri të bijës.
Duke u befasuar se vajzën e tij ishin duke e ndjekur gjithë fisi në ato momente Iliri ka lënë edhe një koment për këtë.
“Kur gjithë fisi të ruan si qen kufiri”, shkruan balerini shqiptar në përshkrimin e fotos së postuar në “Instastory”.
Iliri gjithmonë ka treguar se ndan një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij dhe nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin vetëm at e bijë, por edhe shokë të ngushtë që ndajnë çdo sekret me njëri-tjetrin.
