AKTUALITET, 11 Maj 2019, 21:43

Situata po del nga kontrolli, Meta sërish mesazh për protestuesit

Situata po del nga kontrolli, Meta sërish mesazh për protestuesit

Ndërkohë që situata përballë Kuvendit të Shqipërisë, po del jashtë kontrolli, Presidenti Ilir Meta, u bën sërish thirrje qytetarëve, që të distancohen nga aktet e dhunës.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Ky është reagimi i dytë i Presidentit brenda dy orëve. Më herët, Meta kërkoi që të ruhet qetësia.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në reagim.