TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, do të jetë i ftuar në orën 20:45, në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi, në MCN TV.
Meta do të jetë i ftuar përballë gazetarëve Armand Shkullaku, Arian Çani, Artur Zheji dhe Klodian Tomorri.
Presidenti shkruan në rrjetet sociale, se ka pranuar ftesën "për t'u ekspozuar mbrëmjen e sotme".
"Së bashku me urimin për rikthimin në ekran pas një shkëputjeje me arsye të "Të Paekspozuarit", e pranova me kënaqësi ftesën e Ylli Rakipit për t'u ekspozuar sot në mbrëmje në emisionin e tij.
Ndaj ju ftoj të gjithëve të më ndiqni, në ora 20:45, live në MCN TV, përballë edhe disa prej analistëve më të njohur në vend", shkruan Meta.
MCN TV mund të ndiqet në: Tokësor – kanali 38, Satelitor – kanali 48, në platformat Tibo kanali 148, Albtv, Abcom, Ipko, në aplikacionin “KLANI IM”, si edhe në rrjetet sociale.
/TPZ.al/