AKTUALITET, 11 Mars 2021, 18:21

Ironia e Ramës me kandidatët e opozitës, Mustafaj: Taktikë për t’i acaruar!

Ironia e Ramës me kandidatët e opozitës, Mustafaj: Taktikë


Shfaqja e kryeministrit Edi Rama duke ironizuar kandidatët e opozitës, të cilëve u publikoi foto të sikletshme, analisti Besnik Mustafaj e cilëson si taktikë të kreut të qeverisë.

I ftuar në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo, Mustafaj tha se shfaqja e djeshme e Ramës është taktikë për të acaruar kundërshtarët dhe median që të merren me këtë detaj dhe jo me bilancin e tij.

Nuk bëj dot prognozë në këtë. Nëse nisemi nga gjykimi i sociologëve ku në shoqërinë shqiptare ende mbijeton një traditë do të thotë se humb pikë. E rëndësishme është për ta kuptuar pse e bën politikisht këtë Edi Rama?

Është një taktikë për të acaruar median, kundërshtarë që të merren me stilin e tij dhe jo me bilancin. Ai është një kryeministër që vjen me bilanc negativ.

Këtë lloj provokimi e përdor në mënyrë të paturpshme që mediat dhe gjithë faktorët e tjerë që kanë një referencë vlerash personale nuk pajtohen me të dhe do të merren me këtë gjë”, tha Mustafaj.